Kriza ekonomike nga pandemia e koronavitrusit ka bërë që më shumë se 11 mijë biznese në Britaninë  e Madhe të ulin qepenat.

Numri i bizneseve të mbyllura në këtë vit është dyfish më i lartë se ai i vitit të kaluar, kjo për shkak edhe të mbylljes 3 mujore nga muaji mars.

Analistët parashikojnë se numri do të vazhdojë të rritet. Studimi I bërë nga firma PëC tregon se rreth 60 biznese mbyllen në ditë.

Qytetet që ka pasur më shumë mbyllje ka qenë ai i York me plot 55 dyqane që kanë falimentuar deri në muajin Qershor të këtij viti.

Pronarët e bizneseve janë të frikësuar pasi Britania i ka kufizuar që dyqanet të jenë të hapura deri në orën 10 të darkës. Mbyllja e dyqaneve dhe humbja e vendeve të punës reflekton goditjen e madhe që ka marrë e gjithë Britania nga COVID-19.