Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mëngjesin e sotëm ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer.
Mitsotakis u vaksinua në spitalin “Attikon” , ndërsa Presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou do të shkojë në spitalin “Evangelismos” gjithashtu për të marrë dozën e dytë.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve për momentin në Greqi ka arritur në 80,000.
Kujtojmë që dozën e parë Mitsotakis e mori më 27 dhjetor.