ATSH/ Në bashkinë e Librazhdit po punohet intensivisht për ndërtimin e ujësjellësit të ri që do të sigurojë furnizimin me ujë të pijshëm pa ndërprerje për banorët .

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimit dhe Menaxhimit të Mbetjeve bën të ditur se investimi synon të garantojë 24 orë ujë e me cilësi, si dhe modernizimin e sistemeve të ujësjellësit.

“Ky investim parashikohet të përmbyllet brenda vitit 2021 dhe po zbatohet në kuadër të programit “infrastruktura bashkiake III”, financim i Qeverisë Gjermane përmes KfW, Qeverisë Zvicerane përmes SECO dhe Qeverisë Shqiptare”, bën të ditur AKUM.

Projekti parashikon, jo vetëm furnizimin me ujë dhe rinovimin e rrjetit të ujësjellësit, por edhe ndërtimin e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza. /a.gjonaj/