ATSH-AFP/ – Portugalia filloi sot lehtësimin e masave kufizuese me rihapjen e tregjeve të vogla në rrugë, parukerive dhe koncensionarëve të makinave, por portugezët do të vazhdojnë të mbajnë rregullat strikte të distancimit social.

“Mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme në dyqane, në shërbimet publike dhe në transportin e përbashkët”, sipas planit të qeverisë për lehtësimin e kufizimit.

Në transportin kolektiv, shkelja e këtyre rregullave, do të dënohet me gjobë deri në 350 euro.

Tregjet në rrugë do të mund të qendrojnë të hapura vetëm 10 orë dhe do të duhet të respektojnë rregullat e distancimit social, ndërkohë që sallonet estetike dhe parukeritë do të punojnë vetëm me takime./ /ec/