Gjatë vizitës në Bruksel në ceremoninë e organizuar nga Parlamenti Evropian për akordimin e titullit “Kryetari më miqësor me romët 2022” , çmim i akorduar për herë të parë për një kryetar bashkie, kryebashkiaku Gledian Llatja ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Ciarán Cuffe.
Ky takim u zhvillua para se eurodeputeti të raportonte para Parlamentit Evropian për ecurinë e Shqipërisë.
“Në këtë takim shumë miqësor i shpreha eurodeputetit mirënjohjen e thellë se sa shumë po ngre zërin në zemër të familjes së madhe Evropian për hapat para që Shqipëria ka bërë në realizimin dhe plotësimin e kushteve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Shumë shpejt do të lançojmë një projekt shumë ambicioz për Elbasanin, falë mbështetjes që Bashkimi Evropian po jep në mjedis, ndryshimet klimatike dhe teknologji”, tha Llatja.
Llatja u shpreh i nderuar për vlerësimin nga Komisioni Evropian me çmimin “Kryetari më miqësor me romët 2022”
Çmimi i akorduar për kryetarin e bashkisë “Kryetari më miqësor me romët 2022” , tregoi dhe njëherë rezultatet e përpjekjeve në këto 3 vite që bashkia Elbasan ka ndërmarrë për gjithpërfshirjen e këtij minoriteti në proceset vendimmarrëse lokale, investimet në infrastrukturë, arsim dhe punësim.



























