Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, inspektoi sot punimet që po kryhen në lagjen Baldavere, në Shushicë ku po realizohet një investim i rëndësishëm për komunitetin.
Kryebashkiaku Z.Llatja gjate inspektinit u shpreh se Shushica është një nga njësitë tona më të mëdha administrative, dhe fshati Shushicë është gjithashtu një nga fshatrat më të mëdhenj.
Kemi investuar në vazhdimësi gjatë këtyre viteve në rrugën kryesore të fshatit, në rrugën e varrezave, në prita lumore, në ura, në pastrimin e përroit të Gurrës, si dhe në investime të tjera në shkollën e Shushicës dhe në terrene sportive. Sot kemi në fokus shtrimin e rrugëve të lagjeve të brendshme të fshatit Shushicë.
Po shtrohen rreth 1.7 km rrugë në rrugën kryesore me gjerësi 4 metra dhe 1.2 km rrugë të brendshme me gjerësi 3 metra, sipas standardeve të rrugëve rurale. Ky është një investim i shumëkërkuar nga banorët dhe ndihmon në urbanizimin e lagjes Baldavere, duke e afruar më shumë me qendrën dhe qytetin.
Shushica është një nga potencialet tona më të mëdha turistike dhe, bashkë me projektin për urën e Shushicës dhe by-pass-in e Elbasanit, që pritet të nisë këtë vit, kjo zonë do të shndërrohet në një lagje periferike të qytetit të Elbasanit. Ne po vijojmë me investimet për ta bërë këtë realitet, tha ndër të tjera kryebashkiaku Llatja.
Shushica, një nga njësitë administrative më të mëdha të Bashkisë Elbasan, që vijon të përfitojë investime të rëndësishme infrastrukturore.
Edlira Xherri Elbasaninews al