Kryetari i bashkisë Elbasan ka zhvilluar një mbledhje online me Komitetin Drejtues të Mekanizmit Koordinues të Referimit për rastet e Dhunës në Familje.

Në një postim në Facebook Llatja u shpreh se pavarësisht rrethanave kufizuese për shkak të infeksionit COVID19, Bashkia Elbasan vazhdoi të ofrojë shërbimet e saj në menaxhimin e rasteve duke i mbështetur ato nëpërmjet ndihmave ushqimore e sanitare, me këllim psiko-social dhe konsulencë ligjore.

Postimi i Llatjes:

#Online me Komitetin Drejtues të Mekanizmit Koordinues të Referimit për rastet e Dhunës në Familje ?

Këtë herë në një mbledhje virtuale me të gjithë antarët e MKR për të bashkërenduar punën ndaj një fenomeni aq të ndjeshëm, si ai i dhunës në familje.

Bashkia #Elbasan pavarësisht rrethanave kufizuese për shkak të infeksionit #COVID19, vazhdoi të ofrojë shërbimet e saj në menaxhimin e rasteve duke i mbështetur ato nëpërmjet ndihmave ushqimore e sanitare, me këllim psiko-social dhe konsulencë ligjore. ?

✔️ Miratuam Protokollin e Menaxhimit të Rasteve të Dhunës në familje në nivel vendor dhe Protokollin në rast të situatave emergjente për t’i ardhur në ndihmë institucioneve përgjegjëse e të gjithë aktorëve vendor.