ATSH-AFP/ – Shërbimi britanik i Shëndetësisë (NHS) do të përdorë duke filluar nga sot deksametazonin, një medikament i familjes së steroidëve, i cili, sipas një studimi, mundëson uljen e vdekshmërisë nga COVID-19, për të trajtuar sëmundjen, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.
“Ne po punojmë me NHS-në për të futur deksametazonin në trajtimin standard kundër COVID-19, duke nisur nga sot”, deklaroi Hancock, në një video të postuar në Twitter, duke theksuar se Britania e Madhe disponon 200 000 doza, të gatshme për përdorim, të grumbulluara që prej muajit mars./ /ec/