ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson zbuloi sot se adhuronte heroin e librit komik “Astérix” dhe fshatin e tij celtik që i rezitoi perandorisë romake, duke përshëndetur fushatën e futbollistit Marcus Rashford për të inkurajuar leximin.

“Bravo Marcus për këtë iniciativë fantastike”, deklaroi Boris Johnson në një mesazh të publikuar nga tabloidi “The Sun”.

Kryeminsitri theksoi se e kishte lexuar të gjithë librin kur ishte fëmijë dhe e adhuronte Charlie dhe dyqanin e çokollatave, Tintin dhe kryesisht Astérix, ilaçi magjik, duke gllabëruar derrat e egër dhe fshatin e vogël antiRomak që i rezistoi perandorisë.

Libri komik i krijuar nga René Goscinny dhe Albert Uderzo përmban dy heronj me mustaqe, Asterix dhe Obelix, që jetojnë në një fshat të celtikëve të pareduktueshëm që ende i rezistojnë pushtuesit.

Deklaratat e Boris Johnson rrezikojnë t’i bëjnë njerëzit të qeshin, në mes të sprintit përfundimtar të negociatave me Bashkimin Europian mbi marrëdhënien e tyre post-Brexit.

Një mbështetës i fortë i daljes nga BE, që ndodhi janarin e kaluar, Boris Johnson ka përsëritur dëshirën e tij që Britania e Madhe të marrë përsëri kontrollin e ligjeve, kufijve dhe parave./ /ec/