LONDËR, 12 qershor /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe ka regjistruar një rënie prej 20,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në muajin prill në një muaj, për shkak të kufizimit të vendosur nga pandemia, njoftoi sot Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

“Bëhet fjalë për një rënie rekord, që ndodhi pas rënies prej 5,8% në muajin mars”, theksoi ONS.

Muaji prill është muaji i parë në kufizim të plotë, i cili filloi më 23 mars dhe shkaktoi një ndërprerje brutale të aktivitetit ekonomik.

Masat kufizuese janë hequr tashmë dhe të gjitha bizneset, përveç diskove dhe restoranteve, do të hapen duke nisur nga e hëna.

ATSH