TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Gështenja është një nga kulturat e rëndësishme për ekonominë në veri të vendit.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi u ndal sot te “puna e përbashkët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me Universitetin Bujqësor të Tiranës, për të gjetur formën efikase që lufton ‘grenxën e zezë’ tek gështenja”.
“Kemi nisur në zonat e Shkodrës një proces që do të vijojë gradualisht në të gjithë vendin për të mbrojtur nga dëmtuesit këtë kulturë të rëndësishme për ekonominë e shumë familjeve”, tha ai.
Fillimisht ky proces do të kryhet me rreth 450 ha plantacione në Shkodër, dhe konsiston në luftimin biologjik të këtij dëmtuesi. Ekspertët besojnë se deri në fund të vitit do të arrihet në 1 mijë ha.
ATSH