ATSH/- 168 trajlera me prodhime bujqësore, janë eksportuar gjatë javës së fundit të mujait prill, nga qendrat e grumbullimit në Lushnje dhe Fier.

Lindita Kondi, përgjegjëse në qendrën e ekporteve në Vlorë, i tha të shtunën ATSH-së, se rritja e prodhimit bujqësor vendas, veçanërisht tani në sezonin e pranverës është reflektuar në treguesit pozitiv të ekporteve bujqësore por edhe në furnizmin e bollshëm të tregjeve të vendit me këto produkte.

“Gjatë javës së fundit të muajit prill (24-30 prill ) nga qendrat e grumbullimit bujqësor të Lushnjes dhe Fierit, janë nisur për eksport 168 kamionë trajlera, ose 20 kamionë trajlera më shumë në të njëjtën javë një vit më parë.”- tha Kondi.

Sipas saj nga tregu i Lushnjes dhe i Fierit, ekpsortohen mbi 300 ton prodhime bujqësore të freskëta në mbi 15 shtete të rajonit dhe BE-së.

Kondi tha se, ekportohen pothuase të gjitha podhimet bujqësore të vendit, duke filluar nga qepa, karrotat, lakra, preshi, speci, kungujt, domatja etj.
Eksportet shqiptare shkojnë kryesisht drejt tregjeve Rajonale dhe në shumë vende të Bashkimit Europian, si Itali, Austri, Gjermani, Suedi Rumani etj.

Në kushtet e masave kundër COVID-19, të kufizimit të lëvizjes, qeveria nuk e ka ndaluar punën në bujqësi dhe blegtori, duke mundësuar që prodhimi bujqësor vendas dhe eksporti te vijojë pa ndërprerje duke garantuar të paprekur zinxhirin ushqimor në vend. e.xh/j.p/