MADRID, 14 qershor /ATSH-ANSA/ – Spanja do të hapë kufijtë me vendet e tjera të Bashkimit Evropian më 21 qershor me përjashtim të Portugalisë me të cilën lëvizja e lirë do të rivendoset më 1 korrik, bëri të ditur kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Me rihapjen, detyrimi i karantinës për ata që do të hyjnë në Spanjë do të shfuqizohet”, theksoi Sanchez.

Udhëtarët që vijnë nga vendet e treta, nga ana tjetër, do të mund të hyjnë duke nisur nga 1 korriku bazuar në situatën epidemiologjike dhe parimin e reciprocitetit me secilin shtet.

ATSH