ATSH/ Mjekët e Spitalit Universitar të Traumës realizuan me sukses procedurën Whipple në klinikën e parë kirurgjikale.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
“Falë profesionalizmit të mjekëve të Spitalit Universitar të Traumës është realizuar me sukses procedura Whipple në klinikën e parë kirurgjikale. Operacioni delikat që zgjati për plot 8 orë rezultoi me sukses dhe pacienti është drejt përmirësimit. Mirënjohje ekipit të mjekëve dr. Dritan Çela, dr. Valmira Abilaliaj, dr. Dorina Shtjefni dhe dr. Dritan Muzha”, tha Manastirliu.



























