ATSH/- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka uruar gratë dhe vajzat në Ditën Ndërkombëtare të Grave.
Ministrja shpreh mirënjohje për secilën nga gratë dhe vajzat që shërbejnë në vijën e parë dhe në prapavijë, në të gjithë sistemin tonë shëndetësor.
“Gratë dhe vajzat janë zemra dhe forca e sistemit tonë shëndetësor, janë kolonat e forta që mbajnë peshën e madhe të përballimit të pandemisë, pa lënë mënjanë nevojat e tjera për kujdes shëndetësor. Me ndjeshmërinë prej gruaje, me dhembshurinë prej nëne e me profesionalizëm të lartë, kanë shërbyer me përkushtim në këtë vit sfidues të pandemisë. Mirënjohje për secilën prej 17,734 grave dhe vajzave që shërbejnë në vijën e parë dhe në prapavijë, në të gjithë sistemin tonë shëndetësor”, shprehet Manastirliu.