TIRANË, 10 Shkurt/ATSH/- Vaksinat e radhës nga kompania Pfizer, do të vijnë me 15 shkurt.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për media të Komitetit Teknik të Ekspertëve lidhur më procesin e vaksinimit.
“Qeveria shqiptare ka siguruar përmes kontrantimi qoftë me Pfizer, qoftë me Covax, vaksina për 800 mijë qytetarë shqiptare, ku përshihen ato kategori të riskut të përcaktuar nga ekspertët tanë të vaksinimit. Vaksinat e radhës nga kompania Pfizer do të vijnë në 15 shkurt”, tha Manastirliu.