ATSH/ Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Elbasan ka zhvilluar këtë të shtunë, inspektime në 3 bashki të qarkut të Elbasanit në të cilat nuk është konstatuar asnjë shkelje.
“DRAKU Elbasan sot më datë 2 maj 2020 vazhdoi me inspektime dhe monitorime në bashkitë Elbasan,Gramsh dhe Librazhd. Në bashkëpunim me institucionet e tjera pjesë e task-forcës DRAKU Elbasan kishte në terren 2 grupe inspektimi të vetat dhe 1 grup në bashkëpunim me ISHSH Elbasan. Janë monitoruar dhe janë hedhur në google form nga grupet inspektuese 10 subjekte prej te cilave 8 markete ushqimore ,1 tregtim bulmeti dhe 1 subjekt përpunim mishi. Tre inspektime të përbashketa janë kryer me ISHSH, me të cilave 1marketu ushqimor dhe 2 farmaci”, informoi AKU.
Më tej, thuhet se “konstatohet se në subjektet e inspektuara dhe monitoruara gjatë shërbimit personeli ishte i pajisur me masa mbrojtëse si maska, doreza,zbatohej distanca sociale në zbatim te Aktit normativ nr.3 datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave tè vecanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.
Gjate inspektimeve nuk u konstatuan shkelje te legjislacionit ne fuqi.z.tosku/j.p