Gjashtë mjekët, të cilët erdhën nga Italia për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në luftën me koronavirusin, kanë mbërritur sot tek Infektivi.
6 mjekët kanë mërritur tek Infektivi dhe janë gati për të nisin misionin e tyre.
Italia i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë për të përballuar situatën e Covid, duke dërguar 6 mjekë nga Task-Forcës, të cilët do të qëndrojnë 14 ditë ne vendin tonë, për të ofruar ndihmën e tyre për përballimin e Covid-19.
Delegacioni italian përbëhet nga mjekë, infermierë dhe ekspertë të cilët do asistojnë në punën e autoriteteve shëndetësore shqiptare për të parandaluar përhapjen e virusit.
Mjekët erdhën më 30 korrik në Tiranë dhe do të qëndrojnë 14 ditë.