Kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Athinë vaksina Pfizer kundër Covid-19.

Mediat greke bëjnë me dije se 9.750 doza kanë mbërritur në Athinë në orën 7 të mëngjesit.

Vaksinat do të shpërndahen në katër depo të tjera të mëdha në pjesën tjetër të vendit dhe më pas në qendrat.

Bëhet me dije se nesër do të nisë vaksinimi në spitalet e Atikës. Ndër të parët që do të vaksinohen janë presidentja Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Të parët që do ta marrin vakinën janë personat mbi moshën 65-vjeç, stafi i shëndetësisë dhe shtëpitë e të moshuarve, të cilët janë më të rrezikuarit nga virusi.

5211884.jpg5211880.jpg5211842.jpg