Më shumë se 200,000 njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv mbi 2.8 milion raste. Këto janë të dhënat zyrtare të situatës së COVID-19, në mbarë globin.

SHBA-ja është territori më i prekur nga koronavirusi deri më tani, ku numri i viktimave ka arritur në mbi 50,000. Që kur është konfirmuar rasti i parë me këtë virus në Kinë, ai është përhapur në më shumë se 210 shtete dhe territore, e ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për trendin e përhapjes së kësaj sëmundjeje në Afrikë, Evropën Lindore, Amerikën Qendrore dhe Amerikën Jugore.

Nisur nga fakti se është vendi më i prekur, ku pothuajse një e treta e vdekjeve nga virusi Nju Jorku ka vendosur që të lejojë farmacitë që të kryejnë teste për COVID-19. Rreth 5 mijë farmaci do të kryejnë teste, me qëllim që brenda një dite të arrijnë të kryejnë 40 mijë teste.