ATSH-ANSA/ – Ndikimi ekonomik i koronavirusit është reflektuar edhe në ankandet e frutave të parë sezonalë në Japoni, të cilat tradicionalisht arrijnë çmime të tepruara.
Dy pjepra në qytetin Yubari, në veri të Hokkaidos, në provincën veriore të arkipelagut, u shitën me një çmim prej 120 mijë jenesh, pak më shumë se 1 100 euro.
“Vlera e arritur nuk është e barabartë me as me 3% të shumës paguar vitin e kaluar që arriti në më shumë se 5 milionë jen dhe 3,2 milionë në 2018”, shpjegojnë autoritetet.
“Rezultati i këtij viti pasqyron situatën e diktuar nga urgjenca shëndetësore’’, theksuan ato.
Pjeprat përdoren edhe si dhurata në Japoni./ /os/ a.jor.