Melbourne, epiqendra e ‘shpërthimit’ të korona virusit në Australi do të lehtësojë rregullat për parandalimin e korona virusit duke nisur që prej ditës së hënë.
Pas më shumë se 100 ditësh në karantinë me rregulla të rrepta ku lejohenin të dilnin vetëm për dy orë gjatë ditës, banorët e Melbourne do mund të kalojnë sa kohë të dëshirojnë në ambientet e jashtme.
Gjithsesi qytetarët janë të detyruar të qëndrojnë në një rreze prej 25 kilometrash nga shtëpia e tyre.
Ndërsa restorantet dhe fast food-et do të funksionojnë vetëm me shërbim ‘delivery’ deri në pritje të hapjes së tyre në datën 1 Nëntor.
Qyteti i Melbourne mban ka 90% të viktimave në te gjithë Australine me 816 vdekje prej koronavirusit.newsbomb