Një 40-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në në zonën Menidhi të Athinës.

 

 

Ajo u gjet nga autoritetet me një thikë në bark dhe e mbuluar nga gjaku. Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

 

Pas identifikimit të shqiptares, policia ka nisur kërkimet në të kaluarën e saj, duke kërkuar prova që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes. Provat paraprake tregojnë për një histori të dhunës në familje, ku viktima dyshohet se ka bërë dhe një denoncim në polici.

 

 

Autori i dyshuar është shqiptar dhe nuk kanë fëmijë. Policia i kishte thënë të largohej nga banesa, por viktima nuk kishte pranuar dhe ishte rikthyer në banesë.

 

Top Channel