ATSH-ANSA/ – Emri i presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador është futur në listën e njerëzve të kërcënuar me vdekje nga ”narkos” e kartelit ”Jalisco”, që kohët e fundit ka përshkallëzuar qëndrimet e tij, ashtu siç bëri Pablo Escobar në Kolumbi.
Lajmi u shfaq në një portal të menaxhuar nga gazetari meksikan Carmen Aristegui, i cili punon në CNN, dhe është rezultat i një interviste me studiuesin Edgardo Buscaglia, i Columbian University.
Ky i fundit deklaroi se emrat e kreut të shtetit meksikan, së bashku me atë të kreut të shërbimit sekret financiar (UIF) Santiago Nieto, ministrit të Punëve të Jashtme, Marcelo Ebrard dhe kreut të Sigurisë Alfonso Durazo, gjenden në listën e personave të kërcënuar nga karteli ”Jalisco”.
I krijuar në 2007 si një krahu i armatosur i ”Sinaloa Cartel”, ai udhëhiqet nga Nemesio Oseguera Cervantes ”El Mencho”, i cili sot ai është një nga protagonistët e trafikut të drogës meksikane.
Ditë më parë kësaj organizate i atribuohej një sulm serioz kundër këshilltarit për Sigurinë të qeverisë së Meksikës, i plagosur rëndë në një shkëmbim zjarri ku humbën jetën tre persona. /os/