ATSH-ANSA/ – Me një komunikim të dërguar përmes postës elektronike në rrjetin e tij ”Mercedes” njoftoi përfaqësuesit se nga 29 dhjetori i ardhshëm, porositë për modelin AMG GT-R nuk do të pranohen më dhe, në të njëjtën kohë, ato të blera nuk do të shndërrohen në dërgesa për vitin 2022, pasi kjo nuk do të prodhohen më.

Në vend të kësaj, janë konfirmuar modelet AMG GT Black Serie dhe AMG GT Stealt Edition, të cilat së shpejti do të dorëzohen tek porositësit.

Varianti me performancë të lartë GT R rrjedh nga ”Mercedes” AMG GT dhe u prezantua në 2016, me dërgesat që filluan në 2017.

Rastësisht, GT-R ishte, deri në sezonin 2020, Makina Zyrtare e Sigurisë e Kampionatit të Formulës 1./ /os/