Një autobus në Paskuqan ka marrë flakë në ecje.

Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëmë materiale.

“Më datë 06.08.2020, rreth orës 13:00,​ në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobuz me drejtues shtetasin E.J.

Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.