ATSH/ Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentë në qytetin e Vlorës.

“Kënaqësi të nisja sot ditën, me një bashkëbisedim të ngrohtë në Vlorë me studentë të këtij qyteti, të cilët studiojnë brenda dhe jashtë vendit. Ndamë shumë ide të çmuara për domosdoshmërinë e angazhimit të tyre energjik, në të gjitha fushat e jetës, për t’i dhënë Vlorës shkëlqimin dhe krenarinë e merituar”, tha Meta.

Presidenti shprehu domosdoshmërinë për të dëgjuar zërin e të rinjve. “Të bëjmë çdo përpjekje për t’ju krijuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdheun tonë”, tha Meta.

/m.m/