ATSH-DPA/ – Temperatura në fshatin malazez Kosanicë arriti në  minus 33 gradë Celsius mëngjesin e ssotëm, një temperaturë e re rekord për vendin më të vogël ballkanik, shkruan portali vijesti.me.

Deri tani, rekordi i ulët ka qenë minus 32 gradë Celsius, i regjistruar në qytetin e Rozhajës, në vitin 1985.

Edhe pse i njohur gjerësisht si një vendpushim veror plazhi, Mali i Zi është gjithashtu shtëpia e maleve të larta, disa prej të cilave kanë dëbore gjatë gjithë vitit./  /os/