/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu apeloi sot për zbatim të rregullave antikovid pasi po kalojmë një kohë të vështirë si dhe në ndihmë të bluzave të bardha.

Duke publikuar foton e një mjekeje dhe pacienteje, Manastirliu shprehet: “Mirënjohje për sakrificën, durimin e përkushtimin e të gjithë stafeve mjekësore që janë në vijën e parë të frontit, në përballje me Covid-19″.

“Koha e vështirë që po kalojmë na thërret për më shumë solidaritet, për t’i dhënë një dorë mjekëve e infermierëve kudo në Shqipëri, duke zbatuar rregullat antiCOVID, për të këputur sa më shumë hallka në zinxhirin e infektimeve”, tha ajo.

Javët e fundit ka pasur shtim të rasteve të reja me COVID-19, dhe të shtrimeve në spitale/ /j.p/