SHKUP, 14 qershor /ATSH-MIA/ – Në 24 orët e kaluara janë bërë 778 testime, ndërsa janë regjistruar 162 raste të reja me Covid-19.

Instituti për Shëndetin Publik regjistroi sot edhe pesë pacientë të shëruar, ndërkohë që kanë vdekur nëntë persona, tre nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe gjendje Febrile vdiqën dy persona, një pacient nga Tetova (62 vjeç), i hospitalizuar një ditë në klinikë dhe një pacient nga Shkupi (62), i hospitalizuar para tre ditësh.

Në spitalin “8 Shtatori” vdiq një pacient nga Shkupi (69) i pranuar më 13 qershor, një paciente nga Shkupi (73) e pranuar më 2 qershor dhe një paciente nga Velesi (70) e hospitalizuar më 2 qershor.

Në spitalin në Prilep vdiq një paciente e moshës 81 vjeçare e hospitalizuar më
11 qershor. Në spitalin në Tetovë vdiq një pacient (59) në spitalin në Ohër vdiq
një pacient nga Struga (69) ndërsa në spitalin në Gostivar një paciente (58) e
cila ka vdekur më 11 qershor.

 

ATSH