SHKUP, 10 qershor /ATSH-AA/ – Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 125 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 3 364 numrin e të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të njejtën periudhë kohore janë shëruar gjashtë pacientë, ndërsa shtatë kanë ndërruar jetë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1 664, i viktimave në 164, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 arrin në 1 536.

Gjatë ditës së fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1 019 teste për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 39 033 teste.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u shpreh javën e kaluar se vendi po përballet me valën e dytë të pandemisë.

Zyrtarët njoftuan se kulmi i rasteve me COVID-19 do të arrinte shifrën mes 2 000 dhe 2 500.

ATSH