Ndërsa ndau foto nga mjekët e infermierët në krye të detyrës, Manastirliu tha se “ata lanë familjet e tyre për sigurinë e shëndetit të të gjithëve ne”.

“Respekt për stafet mjekësore në detyrë në natën e ndërrimit të viteve dhe në këto ditë festash, që lanë familjet e tyre për sigurinë e shëndetit të të gjithëve ne”, tha ajo.