Kontrollet policore janë shtuar në autostradën Tiranë-Elbasan për shkak të ndeshjes Partizani-Tirana në “Elbasan Arena”.
Tifozë të dy skuadrave të kryeqytetit janë nisur drejt Elbasanit, duke krijuar edhe trafik në afërsi të tunelit.
Kontrollet po kryhen për të shmangur incidente, të cilat zakonisht janë të pranishme kur janë përballë këto dy skuadra.



























