Pavarësisht bilancit të të infektuarve dhe atyre që humbën jetën nga COVID-19, në rrugët e Tiranës pas orës 20:00 kur nis edhe ndalimqarkullimi, vihen re këmbësorë dhe automjete, që lëvizin.

Në moszbatim të rregullave të komitetit teknik të ekspertëve që menaxhon pandeminë e koronavirusit në Shqipëri, qytetarët e Tiranës vijojnë të dalin në rrugë si në këmbë ashtu edhe me makinat e tyre.

Në një vëzhgim nga kamera e Top Channel këtë mbrëmje, pas orës 20:00 u vu re thyerja e rregullave anti-Covid 19.

Policia ndërkohë ka shtuar kontrollet në rrugët e kryeqytetit, duke ndaluar si këmbësorët dhe shoferët e makinave për të verifikuar nëse ata janë pajisur me lejen e posaçme të qarkullimit pas orës 20:00 që lëshohet nga autoritetet.

Top Channel