ATSH/ Agjencia e Prokurimit Publik rekomandon autoritetet kontraktore për përdorimin e marrëveshjes kuadër, si i vetmi mekanizëm që i siguron që mund të përmbushin nevojat e tyre, në kohën dhe në sasinë që duan, duke mundur të shmangin përdorimin e procedurës me negociim pa shpallje paraprake të njoftimit.
“Në kushtet e mbulimit të nevojave emergjente për mallra, punë ose shërbime, ardhur nga situata e forcës madhore, autoritet kontraktive duhet të zbatojnë legjislacionin e prokurimit publik në fuqi për këto lloj situatash, sipas të cilit procedura me negociim, pa shpallje paraprake të njoftimi mund të përdoret kur plotësohen njëkohësisht disa kushte. Kushtet përfshijnë arsye të nevojës ekstreme të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoriteti kontraktor, ku afati kohor i parashikuar për njoftimin e kontratës për procedurat e hapura të kufizuara ose me negociim me publikim nuk mund të respektohet. Rrethanat për të justifikuar nevojën ekstreme nuk duhet të shkaktohen në asnjë rast nga veprimi ose mosveprimi i autoritetit kontraktor”, thuhet në njoftimin e APP-së.
APP sjell në vëmendje se një nga qëllimet e ligjit është mirëpërdorimi i fondeve publike dhe në këtë kuadër rekomandohen të gjitha autoritetet kontraktore që pas mbulimit të nevojave urgjente për të përballuar COVID-19 të marrin njëkohësisht masa për planifikimin e nevojave të reja.
/a.gjonaj/j.p//r.e/