ATSH/ Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se “situata e epidemisë të shkaktuar nga COVID-19 nuk ka përfunduar”, ndaj bëri apel për zbatimin e të gjitha masave të sigurisë.

“Nga nesër nis faza e hapjes së madhe, e cila duhet patjetër të shoqërohet me një vetëndërgjegjësim të lartë, për të zbatuar ato që secili prej nesh i ka në dorë vetë. Distancimin social, masat e higjienës personale, zbatimin e protokolleve në aktivitetet e përditshme”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të mos ulin vigjilencën dhe të vendosin shëndetin të parin për të mbrojtur veten dhe familjen./m.m/j.p/