Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, për vepra të ndryshme penale.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi E. V., 49 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Përndjekje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit R. M., 58 vjeç.
Sakaq, ka rënë në pranga A. D., 67 vjeç i shpallur në kërkim, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Postimi i plotë:
Ndalohen dhe arrestohen 5 shtetas për vepra të ndryshme penale, një prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin E. V., 49 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Përndjekje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit R. M., 58 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. D., 67 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
S. K., 40 vjeç, banues në Lushnjë
L. V., 30 vjeç, banues në Lushnjë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.newsbomb