ATSH-DPA/ – Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi sot se pandemia e koronavirusit paraqet një mundësi për të rizgjuar zonat urbane.
“Qytetet po mbajnë barrën e krizës dhe kjo po shoqërohet me shumë sfida”, tha Guterres në një mesazh video duke shtuar se kriza “kishte ekspozuar pabarazi të rrënjosura thellë”.
“Tani është koha për të rimenduar dhe riformatuar botën urbane… Tani është shansi ynë më i mirë që të shërohemi duke ndërtuar qytete më elastike, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme”, theksoi ai.
“Zonat urbane duhet të ndjekin një rimëkëmbje ekonomike të gjelbër, elastike dhe gjithëpërfshirëse”, tha Guterres duke renditur edhe qytete që kishin përmirësuar lëvizshmërinë, sigurinë dhe cilësinë e ajrit duke krijuar korsi të reja për biçikleta dhe zona të këmbësorëve.
Guterres shtoi se e njëjta urgjencë me të cilin shoqëria adoptoi telekomunikimin gjatë pandemisë duhet të zbatohet për transformimin e qyteteve dhe adresimin e klimës dhe krizave të ndotjes./ /ec