Pas një viti plot festivale të anuluara dhe ngjarjeve të shtyra për shkak të koronavirusit, 2021 nis gjithashtu me një shtyrje.

Ceremonia e Çmimeve Grammy, e planifikuar fillimisht për më 31 janar është shtyrë për 14 mars për shkak të shqetësimeve mbi përhapjen e Covid në Shtetet e Bashkuara.

Edicioni i 63-të do të mbahet në një format më të vogël, me shumicën e pjesëmarrësve që do të marrin pjesë on-line.

Mbretëresha e padiskutueshme është Beyonce, e cila me nëntë nominimet e saj po synon Librin e Rekordeve Guinness.

Në fakt, ylli i muzikës botërore “mburret” me 24 statuja në karrierën e saj dhe do të mjaftonte që ajo të merrte katër çmime të tjera për tu bërë artistja femër më e vlerësuar me Çmimet Grammy.