Një nxënës në Shkollën e Mesme” Waston Chapel” në Pine Bulf të SHBA ka qëlluar me armë zjarri në mes të oborrit të shkollës, ku si pasojë është lënduar një nxënës.
Kjo ngjarje ndodhi në ditën e parë të rikthimit në shkollë, pasi shkolla ishte e mbyllur prej muajsh për shkak të Covid-19.
Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka sqaruar se situata është në kontroll, raportojnë mediet e huaja.
“Ky mund të konsiderohet si një incident i izoluar, pasi të gjithë nxënësit janë të sigurt. Prindi i nxënësit që është lënduar është njoftuar se i mituri është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit të autoriteteve, asnjë nuk është lejuare të futet në ambientin e shkollës deri sa të merren provat e mjaftueshme për të hetuar ngjarjen.