OAXAKA, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Të paktën katër viktima u regjistruan pas një tërmeti me madhësi 7,5 të shkallës Richter, që goditi Meksikën Qendrore dhe Jugore.

Pati gjithashtu dëme të konsiderueshme në rezidencat private dhe ndërtesat publike.

Shërbimi Kombëtar Sizmologjik ka saktësuar se epiqendra e tërmetit, që përfshiu të paktën gjashtë shtete dhe u ndje edhe në Meksiko Siti, e kishte epiqendrën në La Crucita.

César Alberto Narváez, kreu i Njësisë së Mbrojtjes Civile në Oaxaca, tha se tërmeti u pasua nga dhjetëra të tjerë me madhësi shumë më të vogël.

Nga ana e saj, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lëshoi ​​një paralajmërim për cunami menjëherë pas ngjarjes në Meksikë, Guatemalë, El Salvador dhe Honduras, por që e tërhoqi atë disa orë më vonë.

ATSH