Bota prej disa muajsh është ‘pushtuar’ nga koronavirusi.
Në pranverë u përballëm me valën e parë të Covid-19, ndërsa tani shumë vende po përballen me valën e dytë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ditën e djeshme ka bërë me dije shifrat e errta që u shënuan nga Covid-19 në botë.
Më shumë se 564 mijë raste të konfirmuara të koronavirusit u regjistruan brenda 24 orëve dhe numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 61.87 milionë.
Deri më 29 nëntor, në të gjithë botën janë raportuar 61,869,330 raste të koronavirusit dhe 1,448,896 vdekje të lidhura me Covid-19.
Numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 564,813 në 24 orët e fundit dhe numri i vdekjeve u rrit me 8,985.