
Numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar në të gjithë botën është shumë i lartë.
Këtë e ka bërë të ditur epidemiologia e OBSH, Maria Van Kerkhove e cila shprehet se numri i tyre është alarmant.
Ajo shprehet se në shumë shtete, 10 përqind e rasteve pozitivë të raportuar janë pjesë e stafeve mjekësore.
Në një deklaratë të bërë gjatë kësaj të hëne, Van Kekhove ngre pyetjen se përse ka kaq të infektuar në rradhët e mjekëve. OBSH është duke punuar për të reduktuar sa më shumë numrin e tyre.
Van Kerkhove tha që ata që janë infektuar brenda një spitali, shpesh vijnë në kontakt me një pacient në një repart që nuk është i pajisur për të trajtuar të ionfektuarit me Covid-19.
Të tjerët infektohen pasi kalojnë periudha të gjata kohore në reparte me raste aktive Covid-19, ku ka dhe mungesë të pajisjeve mbrojtjese dhe higjiena është nën nivelin e duhur.
Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se pandemia nuk ka përfunduar ende.
Ai paralajmëroi që shumica e popullatës është akoma e ndjeshme ndaj infeksionit pasi shumë njerëz nuk kanë zhvilluar ende antitrupa kundër virusit.
Deri më tani në të gjithë botën numërohen më shumë se 4 milion të infektuar nga COVID-19 ndërsa mbi 285 mijë persona kanë humbur jetën
/Ora News.tv/