Një burrë 44 vjeç është goditur nga rrufeja teksa me telefonin e tij po xhironte stuhinë që kishte përfshirë vendin.

“Dailymail” raporton se ngjarja ka ndodhur në qytetin Minduri, ku Jose Omar de Oliveira, bashkë me një shokun e tij, po filmonte dhe po komentonte motin në të njëjtën kohë.

 

“Thashë të bëja një video për të treguar sa i madhërishëm është Zoti dhe për të treguar fuqinë e forcave natyrore,” thota ai teksa komenton motin.

Por në video shihet një moment ku personi në fjalë goditet nga rrufeja dhe duke uluritur rrëzohet në tokë.

Braziliani mori një goditje të lehtë, teksa për mediat lokale tha se celulari e tërhoqi atë rrufe.