Fillimi > Kosova
Pandemia e COVID-19 në Kosovë, 13,236 raste aktive me koronavirus
14 Prill, 2021 08:15 | 85 shfletime

Koronavirusi Ne Kosove 1100×620 1Madhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 98.835. Ndërkohë që 2.008 persona kanë ndërruar jetë.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 83.591 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.236.

Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, 10,704 persona (punonjës të institucioneve shëndetësore dhe të moshuar mbi moshën 80 vjeçare), janë vaksinuar me vaksinën Astra Zeneca në Kosovë.