Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe kalimtare.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites mot me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobta në zonën e veriut dhe atë të qendrës.

Në relievet malore të zonës së veriut reshjet lokalisht në formën e shtrëngatës afatshkurtër. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare në bregdet dhe shpejtësi deri në 15m/s. Valëzimi në dete parashikohet 2 deri 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:                                                       atsh

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër10/25diell shi
Kukës9/24diell shi
Lezhë9/26diell shi
Dibër9/24diell shi
Durrës12/24diell shi
Tiranë12/27diell shi
Elbasan12/29diell shi
Berat9/29diell re
Vlorë10/25diell re
Korcë7/24diell re
Gjirokastër7/27diell re
Sarandë11/24diell re