TIRANË, 27 qershor/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e shtunë në vend moti do të nisë me diell e në mesditë me vranësira mesatare deri të dendura përgjatë relieveve kodrinore e kryesisht ato malore.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë zonave kodrinore – malore, parashikohen reshje shiu të përkohshme të cilat do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e stuhive dhe shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e hera herës mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 1- ballë.

Temperaturat parashikohen: 

 QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër19/35diell re
Kukës17/33diell re shi
Lezhë18/35diell re
Dibër16/31diell re shi
Durrës19/32diell re
Tiranë21/35diell re
Elbasan20/35diell re shi
Berat18/35diell re pak shi
Vlorë20/33diell re
Korcë15/30diell re shi
Gjirokastër17/35diell re shi
Sarandë17/32diell re

 

 

ATSH