TIRANË, 5 korrik/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e paradites fillimisht në jug të vendit e gradualisht në mesditë reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash shoqëruar më shkarkesa elektrike.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 15m/s, e pasuar nga valëzim i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

 QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër22/32diell  shi
Kukës17/29diell shi
Lezhë24/32diell shi
Dibër16/27diell shi
Durrës23/33diell shi
Tiranë22/32diell  shi
Elbasan22/33diell  shi
Berat19/33diell shi
Vlorë21/30diell shi
Korcë15/27diell shi
Gjirokastër17/33diell  shi
Sarandë18/31diell shi

                  

ATSH