TIRANE, 25 qershor /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët me vranësira mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje të territorit. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë reshje shiu në dobëta në relievet e larta malore në lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-8m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

 QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër20/31Diell re
Kukës19/26Diell shi
Lezhë22/31Diell re
Dibër17/27Diell shi
Durrës21/29Diell re
Tiranë23/32Diell re
Elbasan19/31Diell shi
Berat18/32Diell re
Vlorë20/29Diell re
Korçë17/25Diell shi
Gjirokastër17/32Diell shi
Sarandë18/29Diell re

 

 

ATSH