ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me alternime vranësirash, kthjellime në pjesën e dytë të ditës. Reshje shiu të izoluara në mesditë përgjatë relieveve malore në Veri-Verilindje të vendit me intensitet të ulët.

Era me drejtim nga Juglindje -Veriperëndim 1-10 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/32 Re diell
Kukës 17/29 Re diell
Lezhë 17/31 Re diell
Dibër 13/28 Re diell
Durrës 21/32 Re diell
Tiranë 19/31 Re diell
Elbasan 16/31 diell
Berat 14/32 diell
Vlorë 20/31 Re diell
Korçë 14/27 diell
Gjirokastër 16/33 diell
Sarandë 17/32 diell

                  

/e.m/